Euroliga në RTSH: Virtus Bologna fiton me përmbysje në Mynih

Virtus Bologna fitoi në Mynih ndaj Bajern 72-82 në një sfidë shumë të luftuar. Ishte skuadra bavareze që në fillim dha goditjen e parë me një shkëputje 16-6 dhe dukej sikur për gjermanët do të ishte gjithçka e lehtë. Por në periodën e dytë italianët nisën të shënonin për tri pikë nga jashtë zone, të mbronin mirë dhe të bllokonin tabelen dhe sipas trajneri finlandez Gordon Herbert, Bajerni u tregua dembel në pjesën e parë.
Pjesa e dytë nis me Virtus në avantazh dhe më të kthjellët në atë çfarë kërkonte nga sulmi. Shengelia i kudo ndodhur me kosha tabelë e assist, Cordinier me asiste dhe mbrotje dhe e gjithë pjesa tjetër e bashkuar për të bllokuar disa indidvidë të caktuar si Andreas Obst tek bavarezët dhe sidomos Carsen Edëards, i cili ishte në një mbrëmje shumë të dobët me 1/8 në gjuajtet për tri pikë duke e mbyllur me vetëm 5 pikë të shënuara.
Në periodën e katërt virtus është komod, e nis me 9 pikë avantazh dhe maksimalisht arrin deri në 12 pikë shkëputje. Por kur mbeteshin dhe 4 minuta nga fundi, Bajern arrin një parcial 10-0 dhe e ul diferencën në dy pikë. Për disa aksione luhet në tension dhe kjo vihet re tek gjermanët që nuk arrijnë të jenë të qetë në gjuajtje.
Këtë e shfrytëzon Bologna dhe e dërgon edhe një herë në 10 pikë avantazhin. Për Bajern ndikoi edhe dëmtimi i Shabaz Napier, i cili u detyrua të lërë fushën kur mbeteshin dhe 2 minuta nga fundi. Me këtë fitore Virtus qëndron në vend të 16-të, ndërsa Bajern zbret në vend të 10-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




