NBA, grabitet shtëpia e Luka Doncic

Nuk mjaftonte dëmtimi i pësuar në Krishtlindje në ndeshjen kundër Minesotës, tashmë Luka Doncic e sheh fatin të kthehet kundër tij.
Natën e së premtes së 27 dhjetorit, hajdutët u futën në shtëpinë e yllit slloven të Mavericks në Dallas, kur për fat të mirë as lojtari dhe as familja e tij nuk ishin në shtëpi.
Vlera e grabitjes ishte rreth 30.000 dollarë (kryesisht bizhuteri), e fundit në një seri vjedhjesh që kanë prekur shumë kampionë sporti. Në NBA para Doncic, ishte radha e Mike Conley në Minneapolis në mesin e shtatorit dhe Bobby Portis në fillim të nëntorit në Milwaukee.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




