Mercato NBA, Gallinari: Ku do të shkoj në të ardhmen?

Basketboll | 6 vite më parë

Që Danilo Gallinari nuk do të vazhdonte aventurën e tij me Oklahoma City ishte e qartë prej disa kohësh. Por tani është i interesuar në mënyrë direkte, duke pyetur ndjekësit në rrjetet sociale se cila do të jetë e ardhmja e tij. Në një postim, Gallo ka publikuar një foto me katër imazhe, me katër fanella të skuadrave të ndryshme të veshura gjatë karrierës: Neë York, Denver, L.A. Clippers e OKC.  Teksti më pas është shumë domethënës: Ku tjetër? Cila do të jetë ndalesa tjetër? Një pyetje që mori një përgjigje nga një ish-shokë skuadre te Denver, si Jusuf Nurkic, tani me  Portland Trail Blazers. Shtatëlarti boshnjak i është përgjigjur: Vëlla. Me një fytyrë të qeshur, si për ti propozuar që të bashkohej me të në Oregon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme