“Giro 2025”, Yje si Carapaz, Rogliç dhe Van Aert konfirmojnë

“Giro d‘Italia” i këtij vitit do të jetë special jo vetëm për fakti se “starti i madh” do të mbahet në Shqipëri ku do të garohen tri etapat e para.
Organizatorët e njërës prej tri tureve më të rëndësishme të këtij sporti kanë bërë me dije ditën e sotme sepër fanellën rozë do të jenë në garë emra si Richard Carapaz, Primoz Rogliç dhe Ëout Van Aert.
Richard Carapaz është një çiklist i njohur nga Ekuadori, i cili humbi fanellën rozë në 2022 në garën e parafundit në dëm të Jai Hindley. Triumfi në Itali i ndryshoi karrierën Richard Carapaz në 2019. Në 2021 ai fitoi edhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike të “Tokyo 2021”.
Primoz Rogliç është një tjetër çiklist, i cili e ka shijuar triumfin në Itali pasi është fituar i “Giro d‘Italia 2023”.
Wout Van Aert është një tjetër profil i lartë i këtij edicioni. Çiklisti belg i talentuar është një garues total, i aftë për të konkuruar në ç’do terren.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




