Kryeshefi Ekzekutiv i Rejnxhërs vlërëson maksimalisht Nedim Bajramin

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Sezoni i parë në Skoci ka qenë një sukses i vërtetë për Nedim Bajramin. 25-vjeçari në 17 ndeshje të zhvilluara me Gllasgou Rejnxhërs ka shënuar një gol dhe ka dhënë edhe një asist. Kaq ka mjaftuar për të fituar zemrat e tifozëve dhe vlerësimin e Kryeshefit të Ekzekutiv të klubit, i cili e ka renditur shqiptarin mes tre lojtarëve prej të cilëve pret që të përmirësohen edhe më shumë në pjesën e dytë të sezonit.

“Kemi lojtarë, të cilët po kthehen nga dëmtimi ndërsa të tjerë po japin më shumë se ç’prisnim. Tre prej tyre janë Hamza, Jefte dhe Bajrami, të cilët na kanë bërë që të besojmë se në pjesën e dytë të sezonit do të vazhdojnë që të rriten edhe më shumë”, tha Patrik Stjuart.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme