Robinjo rrëfen jetën mes vrasësve në burgun më të famshëm të

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Robinjo është duke shlyer dënimin që mori në 2022-in pasi u shpall fajtor për përdhunim e një vajze shqiptare në vitin 2013.

Ish-sulmuesi i Real Madrid, Mançester Siti dhe Milan, Robinjo u fsheh për një kohë të gjatë nga dora e drejtësisë, e cila e dënoi me nëntë vjet burg në Itali për përdhunim në grup.

“Kishim një lidhje sipërfaqësore. Kemi shkëmbyer puthje, pastaj ika në shtëpi. Në lokal ishin edhe disa persona të tjerë dhe kur vura re se ajo donte që të vazhdonte me ata, unë ika në shtëpi. Nuk e kam fshehur kurrë. Gjithçka ishte konsensuale. Mund të kisha mohuar gjithçka pasi ADN-ja ime nuk ishte në asnjë vend, por unë nuk gënjej”, nisi rrëfimin e tij Robinjo.

40-vjeçari po shlyen dënimin në burgun “Dr. José Augusto César Salgado P2” në Sao Paulo, i cili njihet edhe si burgu i të famshmëve. Në atë ndërtesë vuajnë dënimin 430 persona, të cilët akomodohen në dhoma me 6 shtretër.

Në këtë burg vuajnë dënimin poltikanë të njohur (Luiz Estevao), personalitet të spektaklit (Antonio Marcos Pimenta das Neves), vrasës të njohur si Aleksandre Nardoni dhe Kristian Kravinjos (vrasësi i Von Rishthofen) dhe Roger Abdelmassih (një doktor, i cili ka abuzuar me 39 pacientë nën efektin e qetësuesve).

Gazetari Ullises Kampbell zbuloi në një libër se të burgosurit e burgut të Robinjos projektuan një lloj Tinder me të burgosur nga një burg tjetër që ndodhet pesë kilometra larg. Nëpërmjet kësaj platforme krijojnë lidhje në distancë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme