Trajneri i Hamburgut vlerëson Sahitin: I palodhshëm në stërvitje,

Emir Sahiti është “fituesi” i madh i fazës përgatitore të Hamburgut në Turqi. 26-vjeçari ka shënuar gola në miqësoret e zhvilluara nga skuadra gjermane në Belek, ndërsa trajneri i Hamburgut e ka vlerësuar gjatë një konference për shtyp.
“Emir luan si sulmues i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në krahun e kundërt. Ai është i palodhshëm dhe në situatat një kundër një na jep superioritet numërik”, tha trajneri i Hamburgut, Merlin Polzin.
26-vjeçari i kushtoi arkave të klubit gjerman 1.3 milionë euro, pasi kartoni i Sahitit i përkiste Hajdukut të Splitit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




