Perez, Ancelotti e Modric për tifozët: 2025 është viti për gjëra

Spanjë | 2 vite më parë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez foli me tifozët e Los Blancos anembanë botës në fjalimin e tij të zakonshëm për Krishtlindje. Këto janë fjalët e numrit një të merenges, i cili e nisi duke u dërguar një mesazh njerëzve të prekur nga përmbytjet në Valencia ditë më parë.

“Këtë vit dua të mendoj menjëherë për të gjithë njerëzit e prekur nga tragjedia e përmbytjeve. Zemra jonë është mer ta dhe unë dua t’u tregoj atyre dashurinë dhe gjithë solidaritetin e klubit tonë. Gjithashtu dua të kujtoj të gjithë njerëzit që vuajnë, Real Madrid dërgon një mesazh shprese”.

“Real Madridi është një ndjenjë që bashkon miliona njerëz që ndihen të identifikuar me vlerat e klubit tonë. Ne ndamë një vit me rezultate të shkëlqyera sportive, përjetuam emocionin e Champions League të pesëmbëdhjetë dhe së bashku do të vazhdojmë të punojmë që ëndrrat e madridizmit të bëhen sërish realitet. Gëzuar Krishtlindjet dhe gëzuar 2025 për të gjithë fansat tanë”.

Carlo Ancelotti: “2025 do të jetë një vit për të ëndërruar gjëra të mëdha, do të luftojmë deri në fund në të gjitha garat”.

Më pas Luka Modric: “Ne kemi synime shumë të mëdha për vitin 2025 dhe kërkojmë nga tifozët të qëndrojnë pranë nesh, sepse pa ata do të ishte e pamundur të luftonim për fitore”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme