Australian Open, Djokovic kualifikohet dhe vendos një rekord

Pa shkëlqim por gjithsesi fitues. Novak Djokovic fiton ndaj portugezit Jaime Faria (nr.125) me rezultatin 3-1 (6-1, 6-7, 6-3, 6-2) në 3 orë e 1 minutë lojë. Një ndeshje që ishte çdo gjë tjetër veçse e lehtë për serbin.
Djokovic do të përballet në turin tjetër të Australian Open me çekun Tomas Machac, i cili mundi Reilly Opelka në 5 sete.
Tenisti serb ka luajtur ndeshjen e tij të 430-të në Grand Slame, duke kaluar legjendën Roger Federer për nga numri i ndeshjeve të luajtura në turnetë Slam dhe tashmë ai është tenisti që ka luajtur më shumë ndeshje teke në turnetë madhorë. Djokovic koleksionoi fitoren e tij numër 379 në turnetë madhorë të tenisit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




