Siner dhe Sabalenka prezantojnë trofetë

Fituesit e sezonit të kaluar në Australian Open, Aryna Sabalenka dhe Jannik Sinner kanë prezantuar trofetë e fituar një vit më parë. Përpara nisjes së aventurës së tyre të re, në Melburn, të dy kampionët kanë dhënë një intervistë të shkurtër.
Aryna Sabalenka dhe Jannik Sinner, kanë prezantuar trofetë e fituar një vit më parë në Australian Open. Norman Brookes Challenge Cup, quhet kupa e fituar nga djemtë, dhe mban emrin e të ndjerit Sir Norman Brookes, ish-kampion australian në tenis. Për herë të parë ky trofe iu dha Fred Perry, në 1934. Ndërsa trofeu i vajzave quhet Daphne Akhurst dhe mban emrin e 5 herë kampiones me të njëjtin emër.
Për herë të parë iua dha Joan Hartigan në 1934. Çdo vit, partneri dhe prodhuesi Zyrtar i Trofeve të Australian Open, i prodhon në mënyrë artizanale, me punim dore, të dy trofetë, që përbëhen nga 100% argjend. Kompleti përfshin edhe kopjet e lakmuara të trofeve, të cilat kampionët për djem e vajza i marrin në shtëpi.
Përpara nisjes së Australian open 2025, Sabalenka dhe Sinneri janë pyetur se ku i mbajnë trofetë. “Trofeu im është në shtëpi me mamin e cila po lutet shumë që të fitoj një tjetër. Ne e fitojmë kupën dhe ua japim familjeve” – tha Aryna Sabalenka. Ndërsa Sineri u përgjigj: “Mendoj se trofeu im është te prindërit e mi, por në fakt nuk jam i sigurt. Është e sigurt që nuk është në vendin tim.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




