Rama inspekton investimet në Goricë, zhvillojnë biznesin dhe rrisin vlerat turistike të zonës

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës sot në Berat, ka inspektuar nga afër projektet që po kryhen në lagjen Goricë ku po vijojnë investimi për mbrojtjen lumore.

Ish-kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, njëkohësisht drejtuesi politik në këtë qark, duke shpjeguar investimet u shpreh se “Këtu janë dy investime të rëndësishme që janë duke u ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në të dyja krahët e Osumit. Tashmë jemi duke bërë, përveç mbrojtjes lumore, e cila është një pjesë e vogël e punëve që po bëjmë sepse kjo rrugë këtu është rruga, e cila do të shkojë deri në Kala dhe krijon një unazë rreth e përqark Kalasë së Beratit. Mbrojtja lumore që do të kemi këtu përmirëson, jo vetëm sigurinë e të gjitha bizneseve këtu.”

“Ajo çfarë ka krijuar, që është shumë pozitive në krahun tjetër është që, siç bëmë segmentin e parë kur përfunduam investimet në Gorricë, e gjitha do të shkojë në të njëjtën standard deri tek Ura Velabisht që do  të thotë do të ketë një pedonale të vogël për këmbësorët, ndriçim dhe të gjitha kushtet. Nga pikëpamja vizuale pjesa andej është përmirësuar shumë.” – shpjegoi Kryetari i Bashkisë Demo, i cili tha se mbrojtja lumore shkon dhe në krahun tjetër të urës së Gorricës dhe është e domosdoshme sepse forcon murin e vjetër të ndërtuar që në vitet ‘50 që mban rrugën kryesore.

“Tani që ngrohet koha, fillojnë vijnë turistët spanjollë, sepse spanjollët janë turistët me moshën më të vogël që vijnë, të paktën në Berat po besoj në Shqipëri, janë të gjithë rreth 20-30 vjeç. Ata janë dhe sportivë nga natyra dhe i shikon të përhapur nëpër gjithë qytetin.” u shpreh Kryetari i Bashkisë Demo, duke folur për interesin që ngjall zona në aspektin e turizmit.

Sipas tij, një sërë projektesh të reja infrastrukturore po marrin jetë në Berat, mes tyre, projekte që vijojnë investimet e nisura më parë, siç është ai për mbrojtjen lumore në të dy krahët e lumit Osum, që së bashku me punë të tjera në zemër të qytetit në lagjen Gorricë, si ndërtimi i një unaze të vogël rreth e qark Kalasë, pedonalja, parkimi publik, etj- do t’i japin një tjetër energji Gorricës, duke zhvilluar biznesin e duke rritur vlerat turistike të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme