Rama me shqiptarët e Kretës më 29 mars: Fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me diasporën shqiptare në Greqi më 29 mars. Këtë herë, ai do të takohet me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kretë, një ngjarje që do të mbahet në stadiumin e mbyllur “Kladissos” në orën 18:00, në zonën e Henias.
Në postimin e tij, Rama theksoi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit nuk do të jetë thjesht për partinë, por për të ardhmen e Shqipërisë 2030, si anëtare e Bashkimit Evropian. Kryeministri shprehu optimizëm për fitoren e PS dhe theksoi se me mbështetje nga diaspora, fitorja do të jetë e thellë. Ai gjithashtu komentoi renditjen e partive në fletën e votimit, ku PS mban numrin 5 dhe koalicioni “PD-Shqipëria Madhështore” mban numrin 1.
Rama e cilësoi këtë takim një mundësi për të ndarë vizionin e tij për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të forcuar lidhjet me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa.
Unë: Normal, 5 me 1
Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë. 29 mars në Kretë”, shkruan Rama
Ky është takimi i tretë i kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi, pas atyre të zhvilluara në Athinë dhe Selanik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




