Familja Baho nuk e braktisi kurrë Kolonjën, investon në zhvillimin e agroturizmit

Familja Baho ka zgjedhur të mos largohet asnjëherë nga fshati Kolonjë i njësisë administrative Picar në bashkinë e Gjirokastrës, por të qëndrojë dhe të investojë aty.
Prej 17 vitesh kjo familje mban vaska peshku në afërsi të liqenit Kacoith, i cili është monument kulture.
Aty tashmë prej gati një viti, duke parë zhvillimin turistik që po merr fshati, ka çelur edhe një restorant me gatime tradicionale te zonës.
“Menduam të zgjerohemi me restorantin dhe njëkohësisht të krijojmë bujtina. Unë u bëj thirrje të gjithë fshatarëve të mi që të zgjerohen në këtë pjesë,” thotë administratori Xhelal Baho.
Ky restorant ka shërbyer si një pikë tërheqëse për turistët që vizitojnë fshatin Kolonjë, duke u ofruar një eksperiencë autentike dhe shije të pasura nga kuzhina lokale.
Z. Baho thekson se vizitorët jo vetëm shijojnë produktet e freskëta, por shpesh i marrin edhe me vete.
“Kushdo që vjen mund të lërë përshtypje duke thënë ‘u kënaqëm’, por ky nuk është tregues. Treguesi është nëse do të vijë përsëri. Kjo është gjëja që e mendoj pozitivisht, se më rikthen,” shprehet ai.
Administratori Baho shprehet i kënaqur me zhvillimin turistik që po ndodh në zonën e Kolonjës, duke e konsideruar atë si një ndihmesë të madhe për ekonominë lokale.
Ky zhvillim ka krijuar mundësi të reja për bashkëpunim mes familjes Baho, blegtorëve dhe fermerëve të zonës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




