Dhjetëra tonë sherebelë stok, mungesa e tregut dhe e fuqisë punëtore, sfida për fermerët

Ekonomi | 2 vite më parë

Mungesa e tregut të shitjes dhe rënia e çmimit, ka ulur ndjeshëm interesin e fermerëve në Malësinë e Madhe për kultivimin e bimëve mjekësore.

Sipas specialistëve të Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, dhjetëra tonë sherebelë kanë mbetur stok, pasi çmimi i ofruar është nën koston e prodhimit.

“Pikat e grumbullimit, fajin ja lanë tregut të jashtëm. Rëna e çmimit ka dekurajuar shumë në këtë sektor fermerët. Ka shumë sherebelë të pakorrura, fenomen që premton pak për vitet e ardhshme”, shprehu shqetësimin, Sherif Brahaj, specialist  AREB Shkodër.

Një tjetër faktor që po ndikon në këtë situatë është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Emigracioni masiv ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të Malësisë së Madhe.

Fermerët kërkojnë mbështetje nga institucionet për të siguruar tregje të qëndrueshme dhe për të shmangur braktisjen e tokave bujqësore.

Në Malësinë e Madhe kultivohen mbi 3,000 hektarë tokë me bimë mjekësore, kryesisht me sherebelë, duke e bërë këtë zonë një nga prodhuesit kryesorë në Shqipëri.

Gazetar: A. Hoti              

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme