Automjeti i katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani është gjetur i zhytur në ujë

Botë | 2 vite më parë

Automjeti i katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani është zbuluar i zhytur në ujë, tha ushtria amerikane, duke shtuar se përpjekjet e kërkimit për ushtarët ishin në vazhdim.

Ushtarët u zhdukën gjatë një stërvitjeje ushtarake në terrenin stërvitor, një qytet që ndodhet më pak se 10 km (6 milje) nga kufiri me Bjellorusinë.

Trupat lituaneze dhe të huaja, së bashku me helikopterët nga forcat ajrore dhe shërbimi shtetëror i rojes kufitare, u vendosën për të kërkuar ushtarët.

“”Automjeti u zbulua i zhytur në një sipërfaqe me uji në një zonë stërvitore … Përpjekjet për rikuperim janë duke u zhvilluar”- tha në një deklaratë zyra e marrëdhënieve publike të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.

“Përpjekjet e kërkimit për ushtarët vazhdojnë”, shtoi ai.

Më herët të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Mark Rutte, u kishte thënë gazetarëve se katër ushtarët ishin “vrarë”, duke shtuar se ai nuk dinte asnjë detaj.

“Sekretari i Përgjithshëm po i referohej raporteve të lajmeve që sapo kishin dalë. Ai nuk konfirmoi vdekjen e katër ushtarëve amerikanë, por vuri në dukje se detajet mbeten të pakonfirmuara,” tha më vonë AFP zëdhënësi në detyrë i NATO-s, Allison Hart.

Ushtria lituaneze tha më herët se nuk kishte “asnjë provë apo informacion që konfirmonte vdekjen e trupave”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme