Dinamo dominon Partizanin, fiton derbin e parë këtë sezon

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Dinamo mposht 1-0 Partizanin në “Elbasan Arena”. E mbushur me emocione ka qenë derbi i transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Dinamo dominon sfidën dhe gjen rrugën e rrjetës me të zakonshmin Zabërgja, ndërsa Domgjoni humbet një shans të artë në kohën shtesë për të barazuar shifrat.

Nën reshjet e shiut në “Elbasan Arena” luhet derbi i kryeqytetit Dinamo-Partizani. Djemtë e Ilir Dajës janë më kërkues, por pjesa e parë mbyllet në barazim të bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë Dinamo kalon në avantazh me Zabërgjan dhe ka disa mundësi për të dyfishuar shifrat, por është Qirko ai që mban në lojë Partizanin. Në minutat shtesë të takimit, “të kuqtë” fitojnë një penallti (të parën në këtë sezon). Nga pika e bardhë godet Domgjoni, por gjuajtja e tij ndalet në traversë.

Mbyllet 1-0 për Dinamon derbi. Blutë ngjiten në kuotën e 54 pikëve dhe mundin për herë të parë këtë sezon Partizanin, që mbetet në kuotën e 44 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme