Fluks turistësh në Bylis – Me pamjen tij piktoreske, parku arkeologjik tërheq vizitorët e huaj
Një numër i madh turistësh është vërejtur në fundjavë në në parkun arkeologjik të Bylisit. I njohur si qyteti me i madh i Ilirise se Jugut, i ngritur në kodren e lartë të Hekalit dhe me një pamje piktoreske, ai eshte grishes per shume vizitore me se shumti te huaj.
Biletashitës në parkun e Bylisit, Joan Elmazaj u shpreh për RTSH-në, se “Kohërat kanë ndryshuar dhe janë bërë shumë rregullime që njerëzve u pëlqen”.
Xhesika, vizitore nga kanadaja shprehet tejet e impresionuar.
“Shqipëria është vendi i 36 që kam vizituar në këto tre vite. Unë vetëm udhëtoj në vende të ndryshme. Natyra këtu është një befasi e mrekullueshme për mua”.
Një tjetër turiste që flet para kamerës tonë është Magdalena.
“Unë jam nga Londra. Jam pjese e nje grupi ku ka dhe arkeologë anglezë dhe australianë të interesuar për historinë. Më ka pëlqyer shumë vendi juaj, ndaj dhe jam kthyer për herë të dytë këtu. Hera e parë që unë e vizitova Shqipërinë ka qenë vjeshta, muaji tetor i vitit të kaluar. Tani në është akoma edhe më bukur. Njerëz mikpritës, pranverë e mrekullueshme plot lule dhe ngjyra”.
Parku Arkeologjik I Bylisit vazhdon të jetë gjithnjë në vëmendjen e vizitorëve nga ccdo kënd i botës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




