15 vite eksperiencë në Greqi, çifti nga Elbasani kthehet në vendlindje dhe hap biznes familjar

Sociale | 2 vite më parë

Edmond Karamuça nga Elbasani emigroi drejt Greqisë për një jetë më të mirë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për 15 vite punoi në një furrë buke në shtetin fqinj, duke mësuar shumë mbi sekretin e përgatitjes së prodhimeve të brumit dhe hapjes së petëve.

Ndonëse në Greqi trajtohej dhe paguhej mirë mori vendimin që bashkë me familjen e sapo krijuar të rikthehej në vendlindje. Pavarësisht pasigurive vendosi të hapë një biznes familjar në Elbasan të ngjashëm me atë ku dhe kishte punuar.

“Në Shqipëri kam rreth dy vjet e gjysmë dhe jam i bindur se kam marrë vendimin e duhur”, u shpreh Edmond Karamuça.

E diplomuar për mjekësi i ‘u përkushtua një fushe krejtësisht tjetër, edhe bashkëshortja iu bë  krah burrit të saj në biznesin e tyre modest.

“Duke e konsideruar një mbështetje për bashkwshortin dhe unë jam pjesë e biznesit dhe mora pozicionin si shitëse”, u shpreh Xhenisa Karamuça.

Teksa janë duke vjelë frytet e punës së tyre, ata thonë se nuk janë penduar për vendimin për tu kthyer në Shqipëri. Madje një mesazh e kanë edhe për të rinjtë  shqiptar.

Raste suksesi ,por dhe përpjekje si kjo e çiftit Karamuço në Elbasan janë dëshmi se me punë, ambicie dhe përkushtim mund të krijosh një të ardhme premtuese edhe në vendin tënd.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme