Hoxha në Samitin për Sigurisë Kufitare: Shqipëria rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare dhe migracionit të paligjshëm

Në ditën e parë të Samitit për Sigurinë Kufitare, që po mbahet në Britaninë e Madhe, ku marrin pjesë rreth 40 vende, Kryeministri britanik Starmer u ndal tek goditja e ashpër ndaj përfituesve nga kontrabandimi i qenieve njerëzore.
Tirana zyrtare përfaqësohej në Samit nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku.
Ministri i Brendshëm shqiptar theksoi në fjalën e tij, rezultatet konkrete të operacioneve, të ekipeve të përbashkëta hetimore.
“Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare, migracionit të paligjshëm dhe krimeve ndërkufitare. Përmes bashkëpunimit të thelluar me partnerët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare, Shqipëria ka arritur të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale”, deklaroi ministri Hoxha.
Më tej, ai tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX, e cila po zgjerohet edhe në vende të tjera të rajonit tonë, si model i suksesshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



