Myrto Uzuni komenton golin në Misuri: I lumtur, tri fitore radhazi s’janë pak!

Futboll Bota | 2 vite më parë

Myrto Uzunit i kanë mjaftuar pak ditë me Ostin FC për të treguar vlerat e tij. Ish-bomberi i Granadës i ka dhënë tri pikë të vlefshme ekipit teksan në St.Luis duke shënuar golin e vetëm të të gjithë duelit.

“Ishte një fitore e madhe pasi nuk është e lehtë që të koleksionosh tri fitore radhazi. Unë mendoj se kemi bërtë një punë të mirë”, shprehet Uzuni për portalin e MLS-së amerikane.

“Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen që në kanë dhënë. Jam shumë i lumtur si për veten dhe për ekipin”, përfundoi Uzuni.

Ostin FC do të jetë në aksion këtë javë të shtunën kur pret në Teksas ekipin e Portland Timbers.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme