Xhafaj: ‘Antikorrupsioni’, reforma më e madhe pas asaj të drejtësisë

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, deklaroi se, ky takim i dytë i nivelit të lartë synon të adresojë zhvillimet në stacionin e ri ku ka mbërritur procesi për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Në fjalën e tij, ai e vuri theksin nw reformat qw ndërmori PS me qëllimin që Shqipëria të përmbushë detyrat për integrimin në Bashkimin Europian.

Xhafaj deklaroi se reforma e iniciuar muaj më parë synon të konsolidojë arritjet dhe të thellojë reformat shtetndërtuese, ndërsa tha se Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e BE vetëm duke plotësuar detyrat.

“Muaj më parë në iniciuam një reformë që synon të konsolidojë arritjet në këto fusha. Të ofrojë zgjidhje për të ecur para në këtë udhë synojmë të mos qëndrojmë në vetëkënaqësinë e arritjeve të realizuara, por me kurajo të vetëreflektojmë të ecim para, për të përmbushur detyrat për integrimin, për të afruar shansin e madh të anëtarësimit, për të vazhduar ciklin e reformave, për të thelluar reformat shtet ndërtuese. Ky është procesi i dytë reformave i përmasave të tilla, pas reformës në drejtësi, mbështetur në arritjet e saj. Proces i mbështetur në 4 parime, gjithëpërfshirja, transparenca, profesionalizimi dhe standardet ndërkombëtare. Procesi i miratimit të akteve është realizuar nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë. Kjo reformë, sikur vepruam me reformën në drejtësi, synon ta shndërrojë këtë mundësi në një reformë të të tre pushteteve, fokus në tre shtylla, mirëqeverisjen, antikorrupsioni dhe sundimin e ligjit. Ky proces reformimi dëshmon se ne kemi vizonin dhe aftësinë të ecim vetë para.”

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, e vuri theksin nw dokumentin analitik qw sipas tij, wshtw Plani Kombëtar, që ka synuar ta analizojë situatën aktuale lidhur me tri shtylla: mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Në takimin e mëparshëm, në 11 dhjetor 2024, ne përmbyllëm fazën e parë të këtij procesi dhe prezantuam dokumentin analitik, ndërsa sot përmbyllim fazën e dytë, duke prezantuar draftplanin kombëtar të veprimit të hartuar nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar dhe sekretariati teknik pranë tij. Dokumenti analitik prej 700 faqesh dhe 18 kapitujsh është dokumenti i parë i këtij lloji i hartuar nga ekspertiza shqiptare që ka synuar ta analizojë situatën aktuale lidhur me tri shtylla: mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit”.

Duhet të jemi krenar, vijon ai,  që kemi aftësinë për të marrë reforma të tilla parlamentare si reforma në drejtësi dhe kjo reformë e thellë në këto tre fusha. Fati më ka qëlluar që të kryesoj të dy komisionet parlamentare. Nga kjo përvojë  e krijuar them me bindje se tashmë kemi kapacitete për të ndërmarrë hapa të tilla që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajo të marrin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme