Kryediplomatja e BE takime të ndara me Begajn, Ramën, Hasanin e Vengun

Politikë | 2 vite më parë

Në kuadër të vizitës në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas është pritur mëngjesin e kësaj të marte (8 prill) në një takim nga Presidenti Bajram Begaj.

Pas bisedimeve që ka zhvilluar me kreun e shtetit, Kallas ka vijuar në selinë e qeverisë, ku është takuar me Kryeministrin Edi Rama me të cilin pritet të nënshkruajë marrëveshjen për mbështetjen e Koridorit të 8-të.

Rreth orës 10:30, Kallas dhe Kryeministri Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndalesa e Kaja Kallas do të vijojë në Ministrinë e Jashtme  ku do të ketë një takim kokë më kokë me Ministrin Hasani dhe më pas me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu.

Sipas gazetares Denada Shkodrani, Kallas, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të vizitojë dhe “Europa House” ku do të jetë në një panel mbi rolin e Ballkanit Perëndimor dhe të rinjve në integrimin evropian.

Përfaqësuesja më e lartë evropiane largohet nga Tirana pasditen e 8 prillit me mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe mbështetjen për integrimin evropian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme