Sezoni turistik pranverë-verë në Gjirokastër, Kaçi: Risitë e paketave turistike
Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura dhe më të pasura në trashëgimi kulturore dhe historike në Shqipëri.
Si pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ajo ofron një destinacion unik për vizitorët, si vendas ashtu edhe të huaj.
Po ashtu, me zhvillimin e industrisë turistike, kjo zonë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje për sezonin turistik pranverë-verë.
“Gjirokastra mund të themi që është një brend, sëbashku me Tepelenën dhe Përmetin. Përveç Gjirokastrës, që është në UNESKO me pazarin dhe muzetë janë edhe rrethinat. Kemi pritshmëri të mira për këtë vit. Këtë vit kemi rezervime edhe nga shtetas amerikanë, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Këtë vit presim edhe klientë më të mirë”, tha Eni Kaçi, operator turizmi.
Në përgjithësi, shërbimi në Gjirokastër ka përmirësim të dukshme, por ka ende hapësirë për rritje për ndërhyrje.
“Po shikoj që çdo vit rritet cilësia e turistit që vjen. Edhe ne jemi më gati me akomodimet dhe mirëpritjen e turistëve”, theksoi Kaçi.
Ndërkaq operatorët turistik theksojnë se Gjirokastra ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, por për t’u bërë një destinacion turistik tërheqës dhe i qëndrueshëm, kërkohet bashkëpunim midis aktorëve lokal, përmirësimi i shërbimeve dhe investime në infrastrukturë etj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




