Tregu imobiliar në Gjirokastër, interes i lartë për ambiente me qira dhe shitblerje
Kërkesa për apartamente me qira po vjen duke u rritur nga viti në vit. Agjentët të pasurive të paluajtshme thonë që kjo periudhë ka qenë paksa në krizë, pasi shumica e apartamenteve jepen në booking dhe airbnb.
Ndërkohë që çmimet kanë lëvizur me një rritje prej 10-15%.
“Apartamente me qera pothuajse se nuk kemi pasur fare. Ka qenë shumë krizë pasi apartamentet jepen më shumë në booking dhe airbnb”, tha Valbona Bani, agjente imobilare.
Ndërkohë që interes ka pasur edhe për shitje nga individë vendas dhe të huaj, kryesisht në pjesën muzeale të qytetit, por pjesa më e madhe e shtëpive janë shitur duke bërë të pamundur gjetjen e ambienteve të lira.
“Nuk ka më prona për shitje në Gjirokastër. Edhe nga pjesa muzeale nuk kemi prona. Ka më shumë të huaj faktikisht, por edhe vendas të ardhur nga qytete të tjera”, theksoi ajo.
Gjirokastra tanimë është kthyer në një qytet tepër të frekuentuar, kryesisht nga të huajt të cilët dëshirojnë të investojnë.
Gazetare L.Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




