Funari turistik, vizitorët vendas e të huaj shijojnë natyrën dhe kulinarinë
Fshati turistik i Funarit, i cili ndodhet në bashkinë e Elbasanit, ka njohur një rritje të ndjeshme të vizitorëve në vitet e fundit.
Ky fshat nga viti në vit ka arritur të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë, si vendas, ashtu edhe të huaj, të cilët i tërheq natyra dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve të zonës.
“Kam ardhur për disa ditë pushimi nga Amerika, ku jetoj familjarisht. Sot na lindi mundësia bashkë me miqtë, dy fëmijët dhe bashkëshorten për të bërë një piknik në Funar. Është një fshat i bukur turistik.“
“Kisha dëgjuar për Funarin, por nuk është se e kisha prekur fizikisht.“
Funari i tërheq vizitorët edhe nga kultura, tradita, si dhe kulinaria.
Moti i ngrohtë i fillimit të pranverës dhe gjelbërimi i natyrës, që karakterizon këtë periudhë të vitit, e bën Funarin një destinacion të preferuar për fundjavën.
Natyra e mrekullueshme pranë bregut të liqeneve dhe masivi pyjor i fshatit janë një eksperiencë fantastike për të mos u humbur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



