“Naiv dhe budalla”, Rudi Völler kritikon Adeyemi-n, për sulmuesin gjoba për armëmbajtje pa leje mund të ketë pasoja në Kombëtare

Karim Adeyemi ka mbështetjen e Rudi Völler, por në të njëjtën kohë paralajmëron pasoja për lojtarin, i cili pak ditë më parë u dënua me një gjobë prej 450,000 mijë euro nga gjykata e qarkut në Hagen.
23-vjeçari është shpallur fajtor për një episod të ndodhur në 2024-ën ku pas një kontrolli të policisë i janë gjetur disa doreza hekuri dhe një pistoletë elekrike.
“Së pari dua të them se ne jemi me të riun, por në të njëjtën kohë mund të jemi kritikë. Nuk e dënojmë për asgjë. Edhe ne kemi qenë të rinj dhe kemi bërë gabime në atë moshë. Në të tilla raste duhen marrë masa edhe pse nuk duhet mohuar mbështetja”, tha drejtori sportiv i Gjermanisë.
“Është naiv dhe budalla nëse ka porositur diçka online pa ditur se çfarë ka brenda”, shpjegoi Völler, i cili mbajti një qëndrim personal mbi mbrojtjen që i bëri vetes lojtari përpara trupës gjykuese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




