Botërori 2026/ Shorti i grupeve paradë yjesh, Klum e Hart moderojnë spektaklin, Bocelli dhe Scherzinger performojnë direkt

FIFA ka zbuluar para pak minutash skuadrën e artistëve, të cilët do të moderojnë shortin e Botërorit 2026.
Sipas qeverisë botërore të futbollit aktori Kevin Hart dhe modelja Heidi Klum do të moderojnë spektaklin ku pritet që të caktohen edhe grupet e Botërorit.
Danny Ramirez, një tjetër aktor, i cili është edhe producent, do t’i asistojë duke pritur legjendat e kësaj loje në skenë.
FIFA ka bërë me dije se gjatë spektaklit do të performojnë direkt edhe zërat të njohur të muzikës siç janë Andrea Bocelli, Village People, Robbie Ëilliams dhe Nicole Scherzinger. Ceremonia e shortit të Botërorit 2026 do të mbahet më 5 dhjetor në John F. Kennedy Center në Ëashington DC.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




