Kategoria e Parë, Laçi-Skënderbeu dhe Lushnja-Besa në RTSH

Java e 16-të e Kategorisë së Parë pritet të dhurojë përballje interesante. Ditën e shtunë do të luhen pesë ndeshje, nga ku spikat takimi mes Laçit dhe Skënderbeut, një përballje që do të keni mundësi ta ndiqni në RTSH Sport duke filluar nga ora 13:30.
Ekipi korçar kërkon të rikthehet te fitorja për të harruar shpejt humbjen ndaj Pogradecit dhe sigurisht për të blinduar sa më shpejt kryesimin, por duhet të bëjë kujdes se Laçi është një “kockë e fortë” në shtëpi, pas në 7 ndeshje të luajtura këtë sezon, kurbinasit kanë koleksionuar 4 fitore e tre barazime. Do të jetë një test force për ekipin kurbinas që kërkon më te drejtë të rihapë kampionatin.
Në përballjet e tjera, Pogradeci pret Kukësin që renditet në vendin e fundit, Iliria do të luajë ndaj Luftëtarit, ndërkohë që Burreli-Kastrioti dhe Apolonia-Korabi janë takimet që do të mbyllin ditën e shtunë.
Java mbyllet ditën e dielë me një përballje të rëndësishme si Lushnja-Besa që luhet të dielën në orën 13:30 dhe vjen për të gjithë teleshikuesit në RTSH Sport. Lushnja që renditet në vendin e 10-të është në kuotën e 16 pikëve dhe kërkon t’i largohet renditjes, përballë një skuadre si Besa që me ardhjen e Maganit në stol ka ndryshuar fizionomi e mentalitet, andaj, pritet një përballje me shumë rivalitet dhe intensitet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




