Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Antalia për miqësoren ndaj Uzbekistanit

Kombëtarja | 7 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet në Antalia për ndeshjen miqësore që do të zhvillojë të hënën ndaj Uzbekistanit, në orën 14:30. Kuqezinjtë janë grumbulluar prej ditës së hënë në Turqi dhe gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar seanca të rregullta stërvitore, ku stafi teknik ka punuar për përmirësimin e aspekteve taktike dhe fizike të skuadrës.

Atmosfera në ekip paraqitet shumë pozitive, ndërsa të gjithë lojtarët janë të përqendruar maksimalisht për këtë përballje miqësore, e cila shërben si një test i rëndësishëm për vijimësinë e punës së ekipit dhe për të parë nga afër gjendjen e grupit.

Gjatë qëndrimit në Antalia, stafi teknik ka pasur mundësinë të provojë alternativa të ndryshme në skuadër, duke u dhënë hapësirë edhe elementëve të rinj që janë afruar së fundmi me ekipin U-21.

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore nesër, ku do të mbyllë përgatitjet përpara ndeshjes me Uzbekistanin, që do të luhet të hënën në Antalia në orën 14:00. Ky takim miqësor do t’i shërbejë skuadrës për të testuar formën e lojtarëve dhe për të vazhduar procesin e ndërtimit të ekipit për sfidat e ardhshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme