Përkeqësimi i motit, Lezha përfshihet nga reshje të dendura shiu e erë e fortë, probleme me furnizimin me energji
Përkeqësimi i motit ka sjellë shi e ulje temperaturash në disa rajone të vendit. Prej mesnatës së kaluar, Lezha është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë.
Si pasojë e motit të keq, janë shfaqur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të zonës.
Ndërkohë, grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defekteve, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të energjisë për banorët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




