Advocaat do të jetë trajneri më i moshuar i Botërorit, holandezi ndryshon mendje dhe rikthehet në stolin e Kuraçaos

Dick Advocaat do të bëhet trajneri më i moshuar në historinë e finaleve të Botërorëve. Holandezi, i cili u tërhoq nga posti që mbante në stolin e Kuraçaos pasi dëshironte që t’i qëndronte pranë vajzës së sëmurë, ka ndryshuar mendim.
78-vjeçari ndihmoi shtetin e vogël të Karaibeve që të kualifikohej për herë të parë në finalet e një Botërori, por më pas sëmundja e rëndë e vajzës së tij bëri që të jepte dorëheqjen.
Vendin e Advocaat e mori Fred Rutten, i cili ditën e djeshme i komunikoi Federatës largimin nga detyra. Rutten ishte kontaktuar për të drejtuar ekipin kombëtar edhe para mbërritjes së Advocaat (2024), por ai e refuzoi ofertën në atë kohë. Megjithatë, ai e pranoi në shkurt 2026. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




