Julian Shehu: Dy miqësoret, të rëndësishme për të krijuar identitetin tonë para shtatorit

Kombëtarja | 5 muaj më parë

Kuqezinjtë luajnë dy ndeshje testuese gjatë kësaj jave, me Izraelin më 3 qershor dhe me Luksmburgun më 6 qershor. Është grumbullimi i parë me trajnerin e ri Rolando Maran, i cili do të ketë mundësinë të njohë më mirë lojtarët dhe të krijojë fizionominë e tij të lojës për sfidat e Ligës së Kombeve në muajin shtator.

Në konferencë shtypi dolën sot futbollistët Myrto Uzuni dhe Julian Shehu. Mesfushori që luan në Poloni tha se dy miqësoret e programuara do ta ndihmojnë Kombëtaren të krijojë një idenitet të ri.

“Çdo trajner i ri që vjen ka idetë e veta, do të krijojë ekipin sipas atyre ideve. Normalisht do të ketë ndryshime në skuadër. Unë personisht do të jap maksimumin, pavarësisht faktit nëse do të luaj më përpara apo më prapa në mesfushë.

Mendoj se do të jenë dy teste të rëndësishme dhe do të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë për ndeshjet e shtatorit. Çdo lojtar i ri që vjen në Kombëtare, e meriton të jetë”, – theksoi Shehu, një nga titullarët e rëndësishëm t ëish-trajnerit Silvinjo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme