Leo Ostigard kundërshembulli i Jérémy Doku, ndoqi lindjen e fëmijës nëpërmjet një video-telefonate

Leo Ostigard dhe Jérémy Doku po kalojnë në një miks emocionesh pasi kanë pritur apo presin që partneret e tyre respektive të lindin në një moment kulminant të karrierës së tyre futbollistike.
Sulmuesi i Blegjikës ka preferuar për të braktisur qendrën ku është grumbulluar ekipi i tij pasi bashkëshortja pritet që të nxjerrë në dritë fëmijën e tyre të parë.
Ndrsyhe ka vepruar Leo Ostigard, i cili ka ndjekur partneren e tij në sallën e lindjes nërpërmjet një video-telefonate. Mbrojtësi i Genoa-s suportoi Aurora Eidmannova në distancë pasi vlerësoi se kontributi që po jep për kombin e tij është i rëndësishëm. Federata Norvegjeze e Futbollit ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shikohet qartë momenti kur mbrojtësi merr përgëzimet nga të gjithë shokët e skuadrës pasi partnerja e tij solli në jetë fëmijën e tyre. “Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për partneren time”, tha Ostigard. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




