Botërori 2026/ Anglia fiton betejën në Azteca, Meksika nuk shfrytëzon avantazhin numerik

Në Azteca mori jetë një ndeshje, e cila nuk do të harrohet lehtë prej askujt. Anglia e Thomas Tuchel ia del që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale në një ndeshje të vështirë ku përballë kishte të zotët e shtëpisë, të cilët për herë të parë u mposhtën në impiantin mitik.
Ndeshja nisi një orë me vonesë për shkak të kushteve të vështira atmosferike, por ky fakt nuk ndikoi në performancën e lojtarëve, të cilët pas minutave të qeta i dhanë jetë një takimi të zjarrtë.
Dy golat e Jude Bellingham (36′ e 38′) ndezën ndeshjen, e cila u rihap falë një goli të Julián Quiñones (42′).
Pjesa e dytë ofroi edhe më shumë spektakël pasi O’Reilly goditi shtyllën. Kaluan disa minuta dhe formacioni i Thomas Tuchel humbi një lojtar pasi Jarell Quansah ndërhyri me takë në dëm të Jesús Gallardo.
Edhe pse me një lojtar më pak Anglia gjeti edhe golin e tretë falë Kane (60′), i cili ktheu në gol një penallti të fituar nga Gordon. Kapiteni u kthye në protagonist pasi ishte shkaktar i një faulli në zonën e tij pas ndërhyrjes karshi Gutierrez. Raúl Jiménez mori përsipër penalltinë dhe shënoi edhe golin e fundit të takimit që u mbyll 3-2 në favor të ekipit anglez. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




