Hoxha pret delegacionin e parlamentarëve francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor

Politikë | 4 muaj më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga Kryetari, Pieyre-Alexandre Anglade.

Në takim u diskutuan dinamikat aktuale në kuadër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit dhe besueshmërisë së procesit të anëtarësimit.

Ministri Hoxha rikonfirmoi angazhimin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të përmbushur reformat dhe për të avancuar pa asnjë mëdyshje në rrugën e saj drejt së ardhmes evropiane.

“Me një plan të qartë, rezultate konkrete dhe ambicien për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, Shqipëria është e vendosur të shfrytëzojë këtë dritare historike mundësie, duke kontribuar njëkohësisht në një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, tha Hoxha.

  • Në këtë proces, sipas tij, mbështetja dhe angazhimi i partnerëve tanë, veçanërisht i Francës në të gjitha nivelet, përfshirë edhe dimensionin parlamentar, janë të një rëndësie të veçantë për ecurinë e suksesshme të zgjerimit dhe besueshmërinë e perspektivës evropiane për Shqipërinë dhe për gjithë BallkaninPerëndimor.

    Në fokus të takimit ishte edhe roli kyç që Franca luan në ndërtimin e një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe më strategjike.


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme