Gjermania dhe Franca bashkojnë forcat për të organizuar Botërorin e 2038 ose 2042

Evente Sportive | 3 muaj më parë

Sipas prestigjozes “Le Parisien” Gjermania dhe Franca po mendojnë që të shpallin kandidaturën e tyre të përbashkët për të organizuar Botërorin e 2038-ës ose atë që do të zhvillohet katër vite më vonë në 2042-in.

Sipas gazetës franceze të dy vendet janë gati që të bashkëpunojnë për të pritur një event, i cili jo vetëm është prestigjoz, por edhe shumë fitimprurës.

Nga sa është thënë deri më tani Botërorët pritet që të luhen mes 64 skuadrash dhe mbajtja e finaleve në dy apo tre vende të ndryshme tashmë duket se është zgjidhja më logjike.

Në këtë drejtim si Gjermania dhe Franca duan që të kenë një avantazh duke përgatitur që tani kandidaturën e tyre për turnetë, të cilat ende nuk kanë vende organizatore. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme