Ministri Nufi: Mirënjohje për forcat që luftuan flakët në Dragot, zjarri u shua pas operacionit gjatë gjithë natës

Zjarri që përfshiu zonën e Dragotit, në Njësinë Administrative Qendër të Tepelenës, është shuar pas një operacioni intensiv që vijoi gjatë gjithë natës.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë pamje nga ndërhyrja për shuarjen e flakëve, duke vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e forcave të përfshira në operacion.
Sipas ministrit, në operacion u angazhuan edhe 30 efektivë dhe dy automjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura, në mbështetje të strukturave që punuan për vënien nën kontroll të situatës.
“Dragot, Njësia Administrative Qendër, Tepelenë ku gjatë gjithë natës ka vijuar puna intensive për shuarjen e zjarrit edhe me mbështetjen e 30 efektivëve dhe 2 automjeteve zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Zjarri tashmë është i fikur! Mirënjohje për gatishmërinë dhe profesionalizmin ndaj çdo force të përfshirë në këtë operacion!”, shkruan ministri.
Ndërhyrja gjatë orëve të natës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe përfundimin e operacionit në zonën e Dragotit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



