Zhegrova stërvitet i ndarë nga skuadra, largimi nga Juventusi duket i pashmangshëm

Përjashtimi i Edon Zhegrovës nga lista e UEFA-s ka konfirmuar krisjen mes Juventusit dhe sulmuesit kosovar, tashmë i veçuar nga grupi i lojtarëve bardhezi dhe i destinuar të shitet në tregjet që janë ende të hapura.
Hapësirat për sulmuesin anësor janë mbyllur nga Yildiz, Boga, Nico Gonzalez, Conceiçao, McKennie dhe Alajbegovic. Zhegrova vazhdon të stërvitet i ndarë nga skuadra, në pritje të ndonjë oferte vendimtare për të synuar rilindjen.
Kanë rënë poshtë sondazhet e ditëve të fundit nga kampionati turk dhe zgjidhja më konkrete e çon lojtarin drejt Arabisë Saudite, saktësisht tek Al Ittihad. Klubi arab është gati ta mbyllë marrëveshjen me Juventusin mbi bazën e një huazimi me të drejtën e blerjes, sipas asaj që bën me dije “Tuttosport”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




