Real-Inter, Mourinho: Kemi mungesa në mesfushë, ndoshta kalendarin në Champions e ka bërë një italian

Ndeshja Real Madrid – Inter shënon gjithashtu përballjen e José Mourinhos me të kaluarën e tij. Trajneri portugez bëri histori në Milano duke fituar “Tripletën” –16 vite më parë – sukses që kulmoi me ngritjen e trofeut të Ligës së Kampionëve pikërisht në “Bernabéu”.
“Sot ky është stadiumi im, por përtej kësaj, do të mbetet gjithmonë stadiumi “im” dhe është ikonik për Interin. Çdo ndeshje në këtë kompeticion është e rëndësishme për ne; ka shumë ndeshje dhe shpresoj ta shoh sërish Interin në vazhdim. Zikaltërit janë një skuadër fantastike; tashmë ata mund të luajnë edhe me sy mbyllur”, ka thënë në prag të ndeshjes së nesërme në Champions trajneri i Realit.
Ajo skuadër legjendare përfshinte gjithashtu Cristian Chivu-n – tashmë trajner i zikaltërve dhe kundërshtar i “The Special One” nesër: “Ai ishte lojtari im; kemi punuar së bashku. Kemi kaluar shumë gjëra së bashku, si në kohë të mira, ashtu edhe në ato të vështira.”
Ndeshja mes Realit dhe Interit do të jetë gjithashtu një përballje mes Lautaros dhe Mbappé-së: “Janë lojtarë të ndryshëm, por që të dy janë thelbësorë për ekipet e tyre. Edhe pse na mungojnë tre lojtarë të pezulluar, nesër do të jetë sërish 11 kundër 11. Do të jetë e vështirë për ne në mesfushë – ndoshta kalendarin e ka hartuar ndonjë italian [qesh]…”, ka thënë mes të tjerash Mourinho.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




