Turqit të zemëruar, kërkojnë shkarkimin e trajnerit Montela

Futboll Bota | 1 orë më parë

Paraqitja e dobët ndaj Italisë pas humbjes me Francën ka sjellë reagimin e fuqishëm të tifozëve dhe ka vënë në rrezik serioz pozicionin e trajnerit. Vërshëllehet himni i Italisë, ndërsa presidenti i federatës turke lë stadiumin.

Turqia kishte menduar se do ta frikësonte Italinë, duke e luajtur ndeshjen në “Arenën e krokodilit” në Bursa, por kjo zgjedhje rezultoi një autogol. Vërshëllima në momentin e himnit italian, vërshëllima edhe ndaj trajnerit Vincenzo Montella që në fillim të ndeshjes.

Vërshëllima pas pjesës së parë të tmerrshme dhe kërkesë presidentit të federatës turke, Ibrahim Hacıosmanoğlu, për shkarkimin e trajnerit italian. Kerkesë e zhurmshme dhe agresion verbal, aq sa e detyruan numrin 1 të futbollit turk të largohej nga stadiumi.

Kundërshtimi i publikut ndaj trajnerit Montella, pavarësisht paraqitjes dinjitoze ndaj Francës, ka lindur muaj më parë. Shkak u bë Botërori zhgënjyes, ku Turqia kishte shkuar me shumë optimizëm dhe kishte një grup të lehtë. Por Australia (2-0) dhe Paraguaji (1-0) fshinë shpejt shpresat e kalimit të grupit. Tani, me humbjen e thellë ndaj Italisë, Montella rrezikon shumë qëndrimin në stolin e Turqisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme