Një minutë jashtë nga rregulli i ri, De Bruyne shfryn ndaj arbitrit në Belgjikë-Francë

Futboll Bota | 1 orë më parë

Mesfushori u mjekua në fushë dhe u detyrua të dilte për shkak të rregullores. Ai reagoi me tone të ashpra para se të rikthehej në lojë.

Tension gjatë sfidës mes Belgjikës dhe Francës, ku rregulli i ri i vendosur në fillim të sezonit për të shmangur humbjen e kohës e ka nervozuar jashtë mase mesfushorin Kevin De Bruyne. Ai ka reaguar ashpër ndaj arbitrit.

Në fillim të pjesës së dytë, pasi u godit fort me top në fytyrë gjatë një dyluftimi me mbrojtësin Lacroix, Dy Bruyne mori ndihmën mjekësore. Për shkak të rregullit të ri, futbollisti belg duhej të braktiste terrenin e lojës dhe të priste 60 sekonda jashtë vijave para se të hynte sërish në fushë.

I tërbuar nga ky rregull dhe dukshëm i frustruar për largimin e detyruar, Bruyne iu drejtua stolit të Belgjikës, duke lëshuar një lumë fjalësh të rënda në adresë të arbirit. Pas një minute ai mori miratimin për të vazhduar lojën.

Belgjika u mund 0-1 nga Franca në këtë ndeshje, me një gol të Olise në minutat e fundit. Një gol që solli edhe një reagim epik nga ana e trajnerit Zinedine Zidane.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme