Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që do të ndjekin nga afër ndeshjen San Marino–Shqipëri, që do të zhvillohet sot, në orën 20:45, në “San Marino Stadium”, për disa udhëzime lidhur me aksesin në stadium dhe parkimin.
Rruga Rancaglia, që ndodhet në afërsi të stadiumit, do të jetë e mbyllur për mjetet, por do të jetë e aksesueshme për këmbësorët. Tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë me mjete personale këshillohen të përdorin rrugët La Ciraulla ose Costa del Bello, për të aksesuar parkimin e dedikuar për tifozët shqiptarë.
Parkimi i dedikuar ndodhet te “Stadio di Baseball di Serravalle” dhe ka një numër të kufizuar vendesh. Për këtë arsye, tifozët këshillohen të përdorin edhe parkimet e tjera publike në qytet.
Pika e grumbullimit për tifozët shqiptarë para ndeshjes do të jetë në Via Rancaglia.
FSHF u bën thirrje tifozëve që të planifikojnë në kohë lëvizjen drejt stadiumit dhe të ndjekin udhëzimet për aksesin dhe parkimin, për të garantuar një organizim sa më të mirë para ndeshjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




