Misteri Cristiano Ronaldo! Është mirë, por nuk stërvitet me Portugalinë

Pas një takimni të shkurtër me trajnerin Jesus, CR7 u kthye në hotel pa u stërvitur. Versioni zyrtar lidhet me “mungesën e pajisjeve në stadium”, ndërsa presidenti i federatës ka fluturuar drejt Danimarkës.
Situatë e paqartë te Portugalia në prag të ndeshjes me Danimarkën. Cristiano Ronaldo, pas 90 minutave në stol kundër Norvegjisë, nuk është stërvitur me skuadrën. CR7 është larguar nga stadiumi “Eleda Stadion” i Malmö, ku luzitanët po përgatiten për sfidën e Kopenhagenit, teksa skuadra ishte në stërvitje. Sulmuesi ishte i pranishëm në fushë rreth gjysmë ore para, por ashtu si të dëmtuarit João Félix dhe Francisco Conceição, nuk u bë pjesë e grupit.
Te Portugalia nuk e quajnë çështje, por si për të vërtetuar se diçka po ndodh, Pedro Proença, presidenti i federatës portugeze, ka fluturuar drejt Kopenhagenit me shpejtësi për të qartësuar situatën, siç bën me dije “A Bola”.
Kapiteni i Portugalisë u takua me trajnerin Jorge Jesus dhe pak minuta më pas la stadiumin për të shkuar në hotel, ku u stërvit në palestër. Sipas federatës portugeze, stadiumi nuk kishte pajisjet e nevojshme që Ronaldo të zhvillonte stërvitjen e programuar. FPF nuk dha detaje për tipin e stërvitjes që Ronaldo duhej të bënte dhe as nuk njoftoi për ndonjë problem të mundshëm fizik.
Një situatë e mjegullt, që ka ushqyer spekulime të ndryshme pas qëndrimit në stol të CR7 ndaj Norvegjisë. Ronaldo nuk e fshehu frustrimin pas ndeshjes në Oslo, ku la fushën pa përshëndetur tifozët.
Ylli portugez më pas provoi të qetësojë “stuhinë” me një mesazh në rrjetet sociale. Ai postoi një foto, ku shaqet me uniformën e kombëtares. Fotoja shoqërohet me dy emoji: flamurin e Portugalisë dhe një zemër të kuqe. Pas deklaratave të vetë protagonistëve pritet që situata të jetë më e qartë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





