Flogert Muça: Berisha, i vetmi i mërzitur në Tiranë për ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-së

Politikë | 28 minuta më parë

Analisti Flogert Muça ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH24, se Berisha është i vetmi personazh politik në Tiranë që duket i mërzitur nga mbërritja e ambasadorit të ri të SHBA-së, Eric Wendt.

Sipas analistit, ky qëndrim u reflektua qartë në mungesën e një përshëndetjeje nga ana e ish-kryeministrit. Ai e uroi diplomatin amerikan vetëm pas pyetjes së drejtuar nga gazetarët, duke konfirmuar gjithashtu se nuk ka një ftesë për ceremoninë e datës 2 tetor.

Duke u ndalur te lëvizjet e fundit jashtë vendit nga kampi i djathtë, Muça pretendoi se vizita në Shtetet e Bashkuara kishte një prapavijë të qartë lobimi kundër ambasadorit të ri.

“Me ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë i vetmi i mërzitur në Tiranë m’u duk Sali Berisha fatkeqësisht dhe nuk e përshëndeti pa e pyet gazetarja edhe kur e pyeti gazetarja tha mirë se ka ardhur dhe kaq dhe nuk jam pra nuk kam ftesë për në datën 2 tetor që do jetë ceremonia e tjera me radhë. Doktori atje i vetmi lajm ishte që hipi në avion dhe mbërriti në Amerikë. Pjesa tjetër nuk ë ka qenë me mision komplet jashtë jo politik në dukje, por që me mision për të zhbërë atë që ishte votuar në Senat për të kthyer mbrapsht ambasadorin që ka ardhur në Tiranë”, u shpreh Muça.

Analisti zbuloi gjithashtu se shqetësimi real i Berishës lidhet me procesin e emërimit të kryediplomatit amerikan.

“Në momentin që një ambasador votohet nga senati dhe sipas nenit dy mos gabofsha presidenti e firmosë presidenti i SHBA-ve. Pra presidenti ka në dorë që ta zhbëjë, ta kthejë një ditë përpara, madje dhe kur ka ardhur këtu ambasadori pa i dorëzuar kredencialet akoma presidentit të Republikës së Shqipërisë, mund ta tërheqë sërish në Washington”, shpjegoi Muça.

Sipas informacioneve të Muçës, dy emra të tjerë ishin përfolur më herët për këtë post, por Berisha kishte arritur t’i bllokonte para se të kalonin në rrugën e procesit të Senatit.

“Sipas informacioneve që unë kam, doktori ka lobuar për këtë deri në fund, sepse sipas informacioneve që unë kam pranë doktorit dhe sipas asaj që unë di që është shqetësimi i tij real është që një ambasador, dy emra të tjerë janë folur më herët dhe doktori ka mundur t’i kthejë mbrapsht që të mos futen në rrugën e procesit të senatit për të shkuar deri tek presidenti . Sipas tij edhe ky emri që kemi tani gjithmonë sipas Berishës është dorë lob i kryeministrit shqiptar”, tha më tej ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme