Liga e Kombeve/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Cesena, mungon Luis Hasa

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve ndaj Finlandës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran dhe stafi i tij zhvilloi sot një tjetër seancë stërvitore në Cesena, ku fokusi ishte te puna fizike dhe taktike.
Kuqezinjtë realizuan ushtrime me ngarkesë fizike, ndërsa trajneri Maran testoi edhe skema të ndryshme taktike në funksion të sfidës së radhës. Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Luis Hasa nuk mori pjesë në seancën e sotme për shkak të temperaturës së lartë. Hasa do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të vijojë rikuperimin në kuadër të ndeshjes së fundit ndaj San Marinos.
Pjesa tjetër e skuadrës vijoi normalisht programin e përcaktuar nga stafi teknik. Kombëtarja do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Helsinkit, ndërsa të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, do të përballet me Finlandën në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





