Miqësore/ Kombëtarja U-19 fiton me përmbysje ndaj Lituanisë

Kombëtarja shqiptare U-19 realizoi një përmbysje të madhe në minutat e fundit ndaj Lituanisë, duke fituar me rezultatin 3-2 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin e Vorës.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Kris Gecaj (C), Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Andreas Llana, Serxho Vogli, Rikardo Sheji, Oliver Blini, Alen Vukaj, Grei Kuqi.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të me Oliver Blinin, por Lituania reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin, duke shënuar dy gola.
Shqipëria nuk u dorëzua dhe në minutën e 90-të gjeti golin e barazimit, pas një autogoli të Jokubas Ziedelis, duke rikthyer gjithçka në ekuilibër.
Vetëm pak çaste më vonë, kuqezinjtë fituan një penallti. Armend Muslika avancoi mirë në zonë dhe fitoi 11-metërshin, të cilin e mori përsipër ta ekzekutonte vetë. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë Shqipërisë U-19 fitoren 3-2.
Një sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët treguan karakter dhe reaguan deri në fund për të siguruar fitoren në miqësoren e parë ndaj Lituanisë.
Dy skuadrat do të përballen sërish më 2 tetor, në stadiumin e Vorës, në orën 15:30, për ndeshjen e dytë miqësore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




