Vllaznia zyrtarizon trajnerin Csaba Laszlo: Një kapitull i ri fillon në Shkodër

Vllaznia ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, hungarezin 62-vjeçar Csaba Laszlo. Klubi shkodran ka bërë një njoftim në faqen zyrtare, ku i uron mirëserdhjen trajnerit, duke evidentuar arritjet e tij në karrierë.
“Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve. Trajneri i Vitit në Skoci, Trajneri i Vitit në Hungari Eksperiencë. Personalitet. Ambicie. Një kapitull i ri fillon në Shkodër. Mirë se erdhe, Mister!”, – shkruan klubi shkodran.
Vetëm një ditë më parë Vllaznia mbylli bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini. Shkodranët e kanë nisur keq këtë sezon dhe ndryshimi në stol dukej i domosdoshëm.
Laszlo ka drejtuar më parë kombëtaret e Hungarisë dhe Ugandës. Klubi i fundit ku ka punuar është Sepsi në Rumani, ndërkohë që ka drejtuar edhe skuadra si Ferencvarosh apo Dundee United.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





