Federata e Futbollit qëndrin të fortë për çështjen “City”: Është cënuar integriteti i garës!

Angli | 52 minuta më parë

Federata e Futbollit ka mbajtur një qëndrim të fortë mëngjesin e sotëm për atë çfarë ka ndodhur në ditët e fundit me Manchester City-n, i cili akuzohet se manipuluar me bilancet e deklaruara.

Vendimi i komisionit të pavarur kundër Manchester City-t ka “implikime të rëndësishme për integritetin e lojës”, sipas Federatës së Futbollit.

Në një deklaratë, organi qeverisës i futbollit anglez shtoi: “Ne po e shqyrtojmë me kujdes vendimin dhe implikimet e tij dhe do të ndërmarrim veprime në një kohë të përshtatshme”.

Deklarata e FA-së vjen pasi u konfirmua të martën se City u shpall fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljet e rregulloreve financiare të Premier Ligës midis sezoneve 2009-10 dhe 2017-18.

City ka mohuar vazhdimisht fajësinë dhe ka kohë deri të premten për tu paraqitur në Apel.

“Procedurat midis Premier Ligës dhe Klubit të Futbollit Manchester City vijojnë, ne nuk mund të komentojmë më tej në këtë fazë”, shtoi FA.

Burime kanë bërë me dije për “BBC Sport” se City pritet të apelojë dhe se do të mbrohet duke deklaruar se marrëveshjet kryesore të sponsorizimit ishin financuar nga qeveria e Abu Dhabit dhe jo nga kompani të tjera të zotëruara nga pronarët e klubit. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme