Senatori amerikan Chris Murphy kërkon marrëveshje me Iranin: Uashingtoni duhet të prioritizojë diplomacinë ndaj goditjeve ushtarake

Amerikë | 1 orë më parë

Senatori demokrat nga shteti i Konektikatit, Chris Murphy, ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje me Iranin është e mundur dhe se Uashingtoni duhet t’i japë përparësi rrugës diplomatike në vend të rikthimit te goditjet ushtarake.

Përmes një postimi në platformën X, senatori Murphy bëri të ditur se ndodhet në një udhëtim zyrtar në Lindjen e Mesme.

Gjatë qëndrimit të tij në Katar, ai zhvilloi një takim me Ali al-Thawadi-n, të cilin e përshkroi si një diplomat kyç që po koordinon diplomacinë ndërmjetësuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Gjatë vizitës së tij në rajon, Murphy nëvizoi se përpjekjet për zgjidhjen e tensioneve duhet të përqendrohen te dialogu. Sipas senatorit amerikan, një marrëveshje politike me Teheranin mbetet e realizueshme nëse Uashingtoni vendos si prioritet diplomacinë në vend të përshkallëzimit ushtarak.

Roli i Katarit si ndërmjetës po shihet si një nga kanalet më të rëndësishme të komunikimit për lehtësimin e bisedimeve indirekte midis SHBA-së dhe Iranit.

Vizita e senatorit Murphy në rajon përfshin gjithashtu takime me zyrtarë të tjerë rajonalë për të vlerësuar ndikimin e konfliktit dhe për të diskutuar rrugët drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme