Mesazh kërcënues për bombë në institucionet shtetërore, reagon Policia

Aktualitet | 48 minuta më parë

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, pasi në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, ku pretendohet se janë vendosur lëndë shpërthyese në ambientet e tyre.

Pas marrjes së njoftimit, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar vërtetësinë e kërcënimit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese në institucionet e përmendura.

“Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme